Flash News

Ditari i Opozitës

Tubimi në mbështetje të Berishës, Argita Malltezi: Demokratët po mbrojnë dinjitetin e tyre

Tubimi në mbështetje të Berishës, Argita Malltezi:

E pranishme në tubimin e tretë poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha, vajza e tij Argita Malltezi, deklaroi se demokratët po i përgjigjen me rezistencë e qëndresë shkeljes së dinjitetit të tyre.

Sipas saj, vendimi për arrest shtëpie me mbikëqyrje policore ndaj Berishës është bërë në shkelje të hapur të kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Në një prononcim për gazetarët, Malltezi deklaroi se me vendimin për të arrestuar kryedemokratin Sali Berisha pa pasur asnjë provë dhe fakt, është shkelur hapur Kushtetuta.

Të fundit