Flash News

Ditari i Opozitës

“Tundte kokën, po, po thoshte”, Basha tregon ç’i tha Ramës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

“Tundte kokën, po, po thoshte”, Basha tregon ç’i

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për sugjerimet që i ka dhënë kryeministrit Edi Rama, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare disa muaj më parë.

Në “Log.” Me Endri Xhafon, Basha tha se i ka thënë kryeministrit të marrë masat e propozuara nga opozita për përballimin e pandemisë, por sipas kreut të PD, ai tundte kokën.

Ja kam thënë kryeministrit. Ja kam thënë në mbledhje të këshillit të Sigurisë Kombëtare. Po, po thoshte, tundte kokën, bënte sikur mbcante shënime a vizatime nuk e di se çfarë bënte por nuk i mori. Por ja kam thënë janë aty, janë aty se ka qenë në zoom, i ka presidenti i Republikës të gjitha shpresoj. I ka në procesverbal.

 kam thënë merri këto masa, merri se nuk kam ardhur të bëj politikë unë sot, nuk kam ardhur sot të përballem me ty politikisht dhe nëse ty të dhemb që unë e kam bërë planin publik para se të ta dorëzoja ty e para e punës opozita nuk është këshilltar i qeverisë, por në qoftë se plani është korrekt plani është i mirë merre zbatoje se të premtoj që nuk do dal që të marr meritat unë. Merri ti meritat, shpëto jetë njerëzish, shpëto ekonominë e shqiptarëve”, tha Basha.

 

Të fundit