Flash News

Ditari i Opozitës

Turi i ‘Foltores’, Alimehmeti: Prej tetorit nuk ka kontratë mirëmbajtje të gjeneratorëve në QSUT, alarmante!

Turi i ‘Foltores’, Alimehmeti: Prej tetorit nuk ka kontratë

Ish-kandidati për deputet Ilir Alimehmeti ngriti në turi i ‘Foltores’ e mbajtur në njësinë 4 në Tiranë situatën në spitale pas mungesës së dritave për disa orë dje në QSUT. 

Ai tha që prej tetorit nuk ka kontratë mirëmbajtje të gjeneratorëve dhe se gjithçka që ndodhi dje, ishte alarmante. 

Mungesa e dritave një situatë që nuk mendohej dot. E papranueshme situata në spital. Pamë video, njerëz të panikosur. Kjo është përgjegjësi e drejtorisë QSUT, dhe sigurisht e Ministrisë së Shëndetësisë. Që prej tetorit nuk paska kontratë mirëmbajtje të gjeneratorëve. Gjithçka që ndodhi dje, ishte alarmante, a mund të pranojmë dot që në 2026 të themi do Zoti ka drita në spital.

U fol për spitale moderne, por këtu bëhet fjalë për drita, përgjegjësi direkte që shkojnë përtej abuzimeve me fondet. Këta nuk e kishin vënë ujin në zjarr. Në 24 janar duhet të jemi në shesh, t’i themi boll më kësaj qeverie”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit