Flash News

Ditari i Opozitës

Turistët rusë në Shqipëri, Duma: Qeveria nuk i refuzon sepse nuk dëshiron të kompensojë bizneset

Turistët rusë në Shqipëri, Duma: Qeveria nuk i refuzon sepse

Deputetja demokrate Grida Duma ka shpjeguar se përse qeveria shqiptare nuk e refuzon ardhjen e turistëve rusë në vendin tonë, pas kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në një video-mesazh për parlamentin shqiptar disa ditë më parë.

E ftuar në emisionin ‘Open’ në News 24, Duma tha se qeveria nuk kërkon të ndalojë ardhjen e tyre pasi nuk do të marrë kostot financiare që do të mbartte një vendim i tillë. Ajo shpjegoi se në të kundërt bizneset do të kërkonin kompensim, gjë që qeveria nuk dëshiron ta paguajë.

“Mund t’ju jap një shpjegim të vogël. Nuk ka kontradiktë në qëndrimet e qeverisë, por qytetarët është e pamundur të vijnë në rrugë të tjera apo nëpërmjet aeroportit. Qeveria thotë që ata nuk do vijnë gjithsesi, por mos ta mbajmë ne barrën, që mos thotë sektori i biznesit që jemi ne fajtorët dhe të kërkojnë pastaj kompensim”, u shpreh Duma.

 

 

Të fundit