Flash News

Ditari i Opozitës

Turizmi/ Basha me bizneset në Durrës: Rritje të kontributit nga 8-10% dhe dyfishim i vendeve të punës

Turizmi/ Basha me bizneset në Durrës: Rritje të kontributit nga
Foto gjatë takimit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me biznesin në Durrës. Ai është njohur nga afër me shqetësimet e sipërmarrësve dhe mbi problematikat e sezonit të ardhshëm turistik.

"Për fat të keq, sot është dita e parë e masave të reja shtrënguese që fillojnë me kufizimin e orarit dhe një nga shqetësimet kryesore, padiskutim është fati i turizmit dhe i gjithë industrisë dhe i degëve të lidhura me të gjatë muajve që vijnë.

Të gjithë e dimë që sfidat me të cilat ju përballeni, asnjë vend tjetër nuk i përballon pa rreshtuar ndihmën e qeverisë dhe ndihmën e shtetit në krah të operatorëve turistik, në krah të punëdhënësve të cilat janë përgjegjës drejtpërsëdrejti përmes restoranteve, hotelerisë, resorteve por dhe përmes zinxhirit të ekonomisë që tërheqin, i cili shkon thellë degë të tjera të ekonomisë, që nga transporti, transporti ajror dhe detar, transporti i brendshëm tokësor, bujqësia, agro-përpunimi e gjithë industria e shërbimeve në tërësi", ka deklaruar Basha.

Ky i fundit ka folur edhe programin e PD për turizmin. Ai ka evidentuar pikat kryesore si rritja nga 8-10%, dyfishimi i vendeve të punës dhe zgjatja e sezonit turistik.

"Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është të brenda 4 viteve industria të ketë një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për  turizmin dhe jo për udhëtimin, se  bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin  e  të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë  një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente sesi duhet bërë kjo", deklaroi kryedemokrati.

Të fundit