Flash News

Ditari i Opozitës

“Turp të keni, na dhunuat”, debate të ashpra te Komisioni i Ligjeve, opozita bllokon punimet

“Turp të keni, na dhunuat”, debate të ashpra te Komisioni

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga tensione dhe debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Demokratët kanë kërkuar që komisionet t’i rikthehen mbledhjeve normale, pasi PS vendosi t’i zhvillojë ato online, madje edhe ato mbledhje që po mbaheshin në Kryesinë e Kuvendit, ishin pa prezencën e opozitës.

Deputeti Dashnor Sula u tregua i ashpër me socialistët. Ai iu drejtua Arben Pëllumbit duke i thënë se Garda i dhunoi për të mos i lejuar të hynin në Kryesi.

“Po na rrahin o Arben!. Turp të keni, turp. Nuk jam hajdut! Por të më mbyllni derën, ça jeni ju? Ca të bëjmë ne? Të shtyjmë njëri tjetrin? Si e mbyllët derën? Kush e mbylli? Gjej një rast kur i mbyllet dera deputetëve? Gjeni një rast?! Ky është turp. Më tregoni tani një muhabet. Më dhunove atje! Më dhunove. Keni humbur logjikën!”, tha Sula.

Nga ana tjetër, Pëllumbi u shpreh se ndalim i deputetëve të opozitës ishte gabim. “Ishte gabim, ishte gabim. Po tani ça do vijmë këtu të bërtasim?”, tha ai.

Oerd Bylykbashi u shpreh se mazhoranca nuk mund të përdorë ndëshkimin në grup për opozitën.

Të fundit