Flash News

Ditari i Opozitës

“Turp të kesh!”, Berisha pyet gjyqtaren Gjoka-Maneku: A je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi?

“Turp të kesh!”, Berisha pyet gjyqtaren Gjoka-Maneku: A je

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka drejtuar një pyetje publike gjykatëses Irena Gjoka-Maneku nga tubimi qytetar që mbahet çdo mbrëmje poshtë banesës së tij nga demokratët.

Sipas Berishës, gjyqtarja është marrë peng nga Edi Rama, ndaj e pyet nëse është përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi?  

Berisha: Të dashur miq, Edi Rama me reformën e tij në drejtësi ka krijuar mburojën më të tmerrshme gjyqësore, prokuroriale të vjedhjeve të tij monstruoze dhe qeverisë së tij.

Nuk ka asnjë proces ndaj asnjë personi që nuk përcaktohet nga Edi Rama.

Karakteri i kësaj drejtësie sot është më kriminali që ka ekzistuar që nga mesi i diktaturës.

Çdo vendim shkruhet në zyrat e Edi Ramës dhe dërgohet në Skap apo në gjykatë.

Ndërkohë, Skapi dhe gjykata janë të mbushur me anëtarë, me grupe të strukturuara kriminale, me llum njerëzor, ua them unë ju këtu.

Meqë jam këtu para jush, në emër tuaj dhe për ju, do i çoj një mesazh asaj gjykatëses Gjoka-Maneku, Maneku-Gjoka.

Mesazhi im është ky: edhe njëherë, je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi? Thuaju shqiptarëve. Turp të kesh! Turp të kesh të them.

Turp të kesh. E marrë peng nga Edi Rama dhe zbaton si mercenare urdhrat e tij.

Je turp i drejtësisë, turp i Shqipërisë.

Të fundit