Flash News

Ditari i Opozitës

“Turp, turp, turp!”, Berisha-Felajt: E shndërrove prokurorinë në strofull kriminale

“Turp, turp, turp!”, Berisha-Felajt: E shndërrove

Kreu i PD, Sali Berisha i është drejtuar me tone të forta nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt, si një prej iniciatorëve të ndryshimit ligjor, i cili i hapi rrugën emërimit të 4 familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës.

Nga Kuvendi, Berisha deklaroi se Felaj e shndërroi prokurorinë në strofull kriminale.

Pjesë nga debati:

Berisha:Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën, drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj.

Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313, apo të Peqinit. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, joelektorale, ordinere, aferat korruptive. Dështon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale, dhe nuk keni as dinjitetin, nuk keni as minimumin e guximit.

Felaj: Ju iu është dhënë fjala për procedurë

Berisha: Vetëm ti s’duhet të flasësh, e shndërrove Prokurorinë e Tiranës si strofull familjare, turp turp, turp...!

 

Të fundit