Flash News

Ditari i Opozitës

“U arrestua ai që Rama e bullizonte”, Paloka: Që kur ‘denoncoi’ Yuri Kim, dihej që opozita do të dilte fajtore

“U arrestua ai që Rama e bullizonte”, Paloka: Që kur

Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u shpreh se pas shumë denoncimeve të opozitës ndaj shkeljeve të kandidatëve socialistë, tani SPAK arrestoi atë që Rama e kishte sulmuar më shumë gjatë këtyre ditëve.

Paloka tha gjithashtu se qëkur Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim foli për shit-blerje votash, dihej që fajtore do dilte opozita.

REAGIMI I PLOTË:

Pra pas dhjetra denoncimeve te bera nga opozita , pas deshmive dhe fakteve evidente (edhe me video) te krimeve zgjedhore e shkeljeve flagrante te Kodit zgjedhor e atij penal prej kandidateve socialist, ministrave dhe te vete Rames, papritur SKAP-i gjeti dhe arrestoi nje kandidat te koalicionit opozitar ne Himare…e pikerisht ate qe Rama e kishte sulmuar e bullizuar me shume gjate gjithe ketyre diteve !!!

Une nuk kam info dhe nuk marr persiper te gjykoje ne se eshte fajtor apo jo Beleri, po nuk kam asnje dyshim qe kjo “drejtesia e reformuar” eshte totalisht ne sherbim te pushtetit te korruptuar e kriminal te Rames.

E paralajmeroi dhe Yuri ne fakt . E qe ne momentin qe ajo “denoncoi” shitblerjen e votave , duhej te na shkonte ndermend se sipas tradites kimiane, opozita do dilte fajtore .. Une vete “e parashikova” ne statusin tim .

Të fundit