Flash News

Ditari i Opozitës

U arrestua apo u vetëdorëzua Denis Meçe? Pollo tregon deklaratat kontradiktore të Ramës dhe policisë

U arrestua apo u vetëdorëzua Denis Meçe? Pollo tregon

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar pas sulmit që Edi Rama dhe Muhamet Rrumbullaku i bënë mediave, duke i akuzuar se kanë keqinformuar opinionin publik për vrasjen e Eglantin Progës.

Në një postim në Facebook, Pollo ka ndarë deklaratën e Ramës dhe procesverbalin e policisë.

Pollo thekson se Rama deklaroi që “autori u arrestua në kohë rekord”, ndërsa policia thotë se “u paraqit veë në komisariat”.

“Edi Rama: autori i krimit u arrestua në kohë rekord.

Proces-verbali i Policisë në Pogradec: autori i krimit u paraqit vete mbas disa oresh duke pretenduar se e kish zënë gjumi në makinë”, shkruan Pollo.

Të fundit