Flash News

Ditari i Opozitës

U arrestua gjatë mosbindjes civile, kreu i PD Pogradec: Isha i qetë, pushteti u tremb

U arrestua gjatë mosbindjes civile, kreu i PD Pogradec: Isha i qetë,

Kryetari i Degës së PD në Pogradec, Genti Çela ka rrëfyer natën në qeli pas arrestimit që i bëri policia gjatë mosbindjes civile të 29 tetorit.

Për Ora News, Çela u shpreh se në momentin kur u shoqërua nga policia ishte i qetë dhe se kishte kërkuar shpjegime për shoqërimin e tij në komisariat.

Çela tha se sensibilizimi i qytetarëve e trembi pushtetin dhe se askush nuk mund ta ndalojë protestën e opozitës.

“Ende dhe sot nuk kam një përgjigje se pse u ndalove dhe u shpoqërova në komisariat. Por motivi i vetëm që kuptoj është frika e këtij pushteti dhe për këtë jemi të vendosur për ta rrëzuar këtë qeveri, jo thjesht për faktin se duhet ndërruar, por do bëjmë rikthimin e normalitetit në vend.

Pasi me këtë sjellje të qeverisë dhe mazhorancës nuk mund të kemi normalitet në këtë vend.

Pasi kemi dalë nga qelia jemi njohur me masakrës në Shkodër që është treguesi i qartë i lidhjes së këtij pushteti me krimin.

Kam qenë fare i qetë kur ka ardhur policia të më marrë dhe kur kam kërkuar shpjegime se pse jam këtu, më thanë se ti nga Pogradeci ke ardhur të protestosh në Elbasan.

Ditën e protestës edhe pse u bllokuan në trafik, kam parë një sensibilizim të madh të qytetarëve që jo vetëm nuk u shqetësuan nga bllokimi i tyre, por na përkrahën neve. Dhe kjo i ka trembur më shumë pushtetin. Ne nuk jemi më në vitin 1945 dhe askush nuk do mundet ta ndalojë dot protestën”, u shpreh Çela.

Të fundit