Flash News

Ditari i Opozitës

U arrestua në mënyrë banditeske, Meta mesazh nga qelia: Ndihem më i fortë se kurrë

U arrestua në mënyrë banditeske, Meta mesazh nga qelia: Ndihem

Partia e Lirisë ka shpërndarë një mesazh të presidentit të kësaj force politike, Ilir Metës.

Në mesazhin e ndarë në Facebook, Meta shkruan se ndihet më i fortë se kurrë dhe beson te pafajësia e tij e plotë.

Ndër të tjera shkruan duke thënë se “ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.

Reagimi i Metes

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.
Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!
Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë~

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.
Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Të fundit