Flash News

Ditari i Opozitës

U arrestuan me urdhër të SPAK, Oltion Bistri dhe biznesmeni Gjoka u denoncuan edhe nga Berisha

U arrestuan me urdhër të SPAK, Oltion Bistri dhe biznesmeni Gjoka u

Një operacion i madh i Policisë dhe Prokurorisë së Posaçme ka çuar në pranga disa persona, përfshi ish-zyrtarë të lartë të policisë, biznesmenë dhe prokurorë. 

Operacioni është  zhvilluar në disa qytete, përfshi  Tiranën, Shkodrën e Kukësin, ku janë kryer disa arrestime.

Mësohet se në pranga  ka përfunduar shtetasi  Pëllumb Gjoka një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit, por edhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, si dhe ish- drejtori i Policisë Operacionale në Policinë e Shtetit Oltian Bistri.

Kujtojmë se biznesmeni Gjoka është zgjedhur nga kryeministri Rama si investitor strategjik. Por Gjoka është denoncuar më herët edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha si person që ka blerë vota në Shkodër në favor të kandidatit socialist Benet Beci dhe është shpërblyer nga qeveria duke i dhënë lejen e posaçme për ndërtimin e një resorti në Velipojë

 Po ashtu, denoncimeve të Berishës nuk u ka shpëtuar as zyrtari i lartë i policisë, Oltian Bistri. Një vit më parë, Berisha ka postuar në faqen e tij në facebook një mesazh që ka mbërritur në adresë të tij dhe që jepte detaje mbi autorin e një aksidenti tek rruga e Kavjës.

Në këtë mesazh denoncohej se ka qenë Oltion Bistri, Drejtori i Forcës Operacionele në Policinë e Shtetit ai që ka ndikuar për të liruar pak kohë më parë Ajes Sulejmanin i cili ishte arrestuar nga policia.

Postimi i plotë:

Superskandal!

Oltion Bistri, narkokomisari i lartë e Edvinit kishte liruar tre jave më parë trafikantin Ajes Sulejmani!

Ky i fundit ishte i shumë kërkuar prej vitesh në Britaninë e Madhe!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje Dr trafikanti që përpelasi një çift dhe foshnjen e tyre tre muajsh me makinë sot në Tiranë ishte miku dhe pagatori i Oltion Bistrit.

Ky i fundit është emruar direkt nga Edi Rama si Drejtori i Forces Operacionale ne Drejtorine e Pergjitheshme të Policisë dhe ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove të shume kërkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin të arrestuar 3 javë më parë me kërkesë të Interpolit për ekstradim.

Policia e ka ndaluar kriminelin disa herë por ai është liruar me urdher të Bistrit! Perveç kësaj sot po me nderhyrje të Bistrit njoftimet e policisë për Sulejmanin kanë ndryshuar disa herë me qellim që të fshihej autori i vertetë i aksidentit të rëndë.

Gjithashtu ju informoj se Oltion Bistri është person me ngarkesa të medha kriminale, i perfshire në kultivim të lëndëve narkotike në vitet 2016 e 17 si ish shef i komesarjatit në Pogradec, si gjobëvënes në drejtimin e Komisarjatit Nr 2 si ish krahu i ish dr Policisë Ardi Veliu, i kontestuar shumë për këtë emërim edhe nga të huajt.

 

 

Të fundit