Flash News

Ditari i Opozitës

U betua në Kuvend, Nebiaj flet si deputete: Berisha uragan energjish. Do jetë gjithmonë në krye të PD

U betua në Kuvend, Nebiaj flet si deputete: Berisha uragan energjish. Do

Ori Nebiaj, deputetja e cila u bë pjesë e Kuvendit  pasi përfitoi mandatin nga dorëheqja e Grida Dumës shprehet se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë grupi por si pjesë të Partisë Demokratike.

E pyetur një intervistë për Report Tv se kush është kreu i PD, Nebiaj tha se do të presë vendimin e gjykatës dhe zgjodhi të mos bënte koment. Megjithatë thekson misionin e vetëm të opozitës për të sjellë më të mirën për shqiptarët.

“Berisha do jetë gjithmonë në krye të PD, ai është lider historik, pavarësisht se shohim drejt së ardhmes. Kam respet për grupin parlamentar që përfaqësohet nga Alibeaj dhe për ata që mbështesin Berishën. Jam e detyruar që t’i jap ligjit atë që meriton. Sfida e vetme e përbashkët e opozitës së madhe është të bëhet më e mira për shqiptarët. Besoj që viti që vjen do e gjejë opozitën me shumë punë të ndërtuar

Zoti Berisha është uragan energjish dhe në foltore, teksa mbante syzet e errëta që i shkonin, padyshim që të emocionon. Berisha është aty ku i takon”, tha Nebiaj.

 

Të fundit