Flash News

Ditari i Opozitës

U caktua koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik? Zekthi përgënjeshtron lajmin

U caktua koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik?
Fitim Zekthi

Ish-kandidati për deputeti i Partisë Demokratike Fitim Zekthi ka përgënjeshtruar lajmin se është zgjedhur si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik.

Ai thotë se ky njoftim i shpërndarë në media është i pavërtetë. Mbrëmjen e kaluar në media qarkulloi lajmi se Zekthi ishte caktuar si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik.

Në Partinë Demokratike ka nisur caktimi i një eksperti për çdo program të prezantuar në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi është caktuar koordinator kombëtar për sigurinë në PD, Eno Bozdo është zgjedhur koordinator kombëtar për Energjinë, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi u zgjodh koordinator politik për zgjedhjet.

Të fundit