Flash News

Ditari i Opozitës

U dënua me dy vjet burg, reagon Beleri: Krimi i kryer nga unë, se u zgjodha kryetar bashkie

U dënua me dy vjet burg, reagon Beleri: Krimi i kryer nga unë, se u

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar pasi GJKKO e dënoi me dy vite burg.

Në deklaratën e tij, ai e ka cilësuar seancën e sotme një parodi dhe vendimin pa prova. Sipas tij, krimi i kryer prej tij është se bashkëqytetarët himariotë e zgjodhën kryetar bashkie, duke dalë kundër planeve të kryeministrit, Edi Rama.

 “Seanca e sotme ishte një parodi. Me dëshmi penaliteti të falsifikuar, pa prova, pa asnjë dëshmitar tjetër veç atij të paguar nga policia, me gjyqtare “të emëruar”, brenda një kafazi prej xhami, duke mos patur mundësinë e komunikimit me avokatin, sot, gjykata shqiptare më dënoi me dy vite burgim.

Krimi që kam kryer është se ne, himariotët, kërkojmë të jemi zotër të tokave tona stërgjyshore. Krimi i kryer nga unë është se bashkëqytetarët e mi himariotë më zgjodhën kryetar bashkie, duke dalë kundër planeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

SHBA dhe BE, kjo është drejtësia që ju dëshironi për ne? Gjyqtarëve po u lë komentet e popullit shqiptar.

Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia për Drejtësi dhe Demokraci, në emër të bashkëqytetarëve të mi. Herët a vonë, unë do ta gjej drejtësinë. Kam aq durim sa duhet për ta çuar deri në fund këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi akuzohet se u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

 

Të fundit