Flash News

Ditari i Opozitës

“U detyrua të reagojë në mesnatë”, Mustafaj: Demokratët nuk do ja falnin Bashës nëse ka bërë pabesi ndaj Berishës

“U detyrua të reagojë në mesnatë”, Mustafaj:

Ish ministri i Jashtëm, një anëtar historik i PD, Besnik Mustafaj ka komentuar përplasjen mes kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe ish presidentit, Bujar Nishani.

Një ditë më parë, Nishani deklaroi në Neës 24 se Basha ka qenë në dijeni të shpalljes “non grata” të ish liderit demokrat Sali Berisha dhe sipas tij kjo ishte arsyeja pse u afruan zgjedhjet për kreun e PD-së.

Ndërkohë, Basha ka reaguar mbrëmë në mesanë duke hedhur poshtë këto akuza duke thënë se Nishani po bën sulme personale.

I ftuar në ABC, Mustafaj thotë se shpallja e Berishës “non grata” forcon pozitën e Bashës në PD. Ai shton se nëse Basha ka bërë një pabesi ndaj Berishës, demokratët nuk do ja falnin.

Nishani  është konsekuent ndaj kritikave të Bashës. Dhe i ka kërkuar që ditën e dytë që të japë dorëheqjen. Edhe Nishani edhe reagimi i Bashës e kanë hedhur atë masë demokratësh që janë fansa të Berishës. Me këto replika nuk është bërë për testim, nëse Basha ka bërë një pabesi ndaj Berishës nuk do ja falnin. Ndaj e hodhi Nishani këtë, dhe Basha u detyrua që të reagonte duke e përgënjeshtruar”

“As nuk e kuptoj. Se partia ka pësuar një shok. Mbas humbjes ishte një shok emocional. Por u lehtësua nga reagimi i vetë Berishës. Por në këtë gjendje Basha bëhet si një lloj shpëtimi më shumë se një kandidat i paprovuar. Për gjendjen emocionale të demokratëve.”

“Kandidatë e shpallur, Kadilli apo kandidatët e tjerë. Nuk duhet të kishin votuar. Se afrimi i zgjedhjeve dhe mënyra si u parashikua dhe koha e shkurtër ishin anormale. Dhe do duhej të kishte zëra kundër.”

“Para 4 vjetësh. Kam qenë për dorëheqje të Bashës në 2017. Berisha nuk e ka mbajt dhe nuk po e mban. Dhe vijon që të thotë se jam një anëtar i thjeshtë i PD. Berisha në vazhdim është i distancuar. Nuk është i vërtetë që është përzier në vendime. Basha është vetë për listat. Dhe në asnjë vendim të rëndësishëm nuk e ka penguar Bashën në lidershipin e Partisë.

Të fundit