Flash News

Ditari i Opozitës

U dhunua gjatë protestës, Kalaja: Policia më goditi me skafandër në qafë

U dhunua gjatë protestës, Kalaja: Policia më goditi me

Aulon Kalaja, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, ka treguar momentin kur është dhunuar nga efektivët e policisë gjatë protestës së 17 Prillit.

I ftuar në A2CNN, Kalaja sqaroi se goditjet kanë qenë të papritura dhe i kanë shkaktuar humbje të vetëdijes.

Kalaja tha se përpos dhunës, ai është kallëzuar nga policia se ka goditur efektivët për shkak të detyrës.

"Në ato momente jam munduar për me tërheq deputetin e Partisë Demokratike Balliun... me sa pashë unë po e godisnin. Kur në momentin që e tërhoqa, më kanë rënë me skafandër në fytyrë, më kanë hedhur spraj nga tre anët dhe kam ndjerë një shkelm në këmbën e djathtë. Kur kam kthyer kurrizin për t'u larguar... jam goditur në pjesën e qafës mbrapa me skafandër.

Ai ka qenë momenti më i vështirë sepse u asfiksova dhe kam rënë në tokë. Kam qenë pa ndjenja... nuk mbaja mend çfarë ndodhi. E kam ditur që jam te QSUT-ja, ndërkohë më vonë mora vesh që jam te Trauma.

Ajo që është më e çuditshmja tani është që unë kallëzohem penalisht nga policia që kam goditur për shkak të detyrës forcat e rendit. Nuk ka asnjë lloj mundësie, as në formimin tim si gazetar e aktivist, që unë të godas forcat e rendit. Ata janë të armatosur dhe kanë pajimet e nevojshme", tha Kalaja. 

Të fundit