Flash News

Ditari i Opozitës

U emërua drejtues politik, reagon Tritan Shehu: Ka ardhur momenti i ndryshimeve për Gjirokastrën e braktisur

U emërua drejtues politik, reagon Tritan Shehu: Ka ardhur momenti i

Pas zyrtarizimit të tij si drejtues politik i PD në qarkun e Gjirokastrës, ka reaguar ish deputeti Tritan Shehu. Në një status në rrjetet sociale, Shehu falenderon kreun e PD, Lulzim Basha për detyrën e ngarkuar dhe thekson se ka ardhur momenti i ndryshimeve për qarkun e Gjirokastrës, që sipas tij është braktisur nga qeveria.

Se pari dua te falënderoj Kryetarin e Partisë Demokratike Z.Lulzim Basha, Kryeministrin e “nesërm” te vendit për besimin qe tregoi duke me ngarkuar përsëri detyrën e drejtimit politik ne Qarkun e Gjirokastrës per zgjedhjet e 25 Prillit, diten e Përmbysjes se Madhe, qe Shqipëria tashme e pret me padurim.

Se dyti dëshiroj te falënderoj duke u përkulur plot respekt anëtaret e simpatizantët e PD, te gjithe banoret fisnike te Gjirokastres, Libohoves, Dropullit, Tepelenes. Memaliajt. Kelcyres e Permetit, per mbështetjen e dashamirësinë e treguar ndaj PD dhe meje, per ato përpjekje qe na presin ne vazhdim, per te kontribuar e qene pjese e realizimeve te medha, qe do te ndodhin ne Shqipëri mbas 25 Prillit.

Ka ardhur momenti i ndryshimeve rrënjësore edhe per kete Qark te abandonuar, diskriminuar, lene ne varfëri e përbuzje nga ky regjim, qe veçse po e boshatis cdo dite e me shume, ashtu si dhe per te gjithë vendin tone.

Pa asnje dyshim keto ndryshime te gjera e komlekse do t’i realizoje se shpejti maxhoranca e Qeveria Demokratike e saj me Kryeministër Z.Basha, e lindur nga vota e juaj!

Kambanat e Përmbysjes se Madhe po gjëmojnë, 25 Prilli me fitoren tone jane shume prane”, shkruan Shehu.

 

Të fundit