Flash News

Ditari i Opozitës

U emërua si nënkryetar i PD-së, Gjekmarkaj: I bëj thirrje dhe Bashës të bashkohet

U emërua si nënkryetar i PD-së, Gjekmarkaj: I bëj thirrje

Nënkryetar i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur për herë të parë pas marrjes së detyrës së re.

I pyetur se si ai sot është nënkryetar i PD-së në një kohë kur ka qenë kritik me Berishën e Bashën, ai u shpreh se e shikon këtë si një hap të rëndësishëm në drejtim të mendimit kritik në PD.

Intervista për News 24:

Gazetari: Grupi Bardhi bashkohet me Rithemelimin, por po të kthehemi pas në kohë, shohim se nga PD e bashkuar e 2021-it, juve ju mungon vetëm Lulzim Basha. A mendoni se kështu mundeni ta mundni Edi Ramën?

Gjekmarkaj: Përfitoj nga rasti, meqenëse ju nominuat Lulzim Bashën, ti bëj ftesë edhe atij të kthehet tek partia që e ka rritur politikisht, që i ka dhënë aq shumë dhe të mos keqpërdoret për diversionin qeveritar ndaj opozitës.

Gazetari: Po nëse ndaj kësaj ideje është kundër Sali Berisha?

Gjekmarkaj: Ne jemi bashkuar në diversitet dhe diversiteti qëndron tek medimet e ndryshme. Në kuadër të këtij diversiteti, bëj ftesën dhe thirrjen që të gjithë kolegët që janë tek grupi Basha, vete z. Basha, të vijnë dhe të mos ta mbajnë ligjerimin tek përçarjet, e cila është është zogëluar, pasi PD është bashkuar, por duke mbajtur peng, aq vlerë se ka vula dhe firma, mendoj se duhet të vije dhe të gjej vendin e vet këtu.

Gazetari: Keni qënë shpeshherë kritik ndaj Bashës, por kritik edhe ndaj Berishës. Cfarë ndodhi që ju jeni sot nenkryetar i Rithemelimit të PD-së?

Gjekmarkaj: Praninë time e shoh si një akt modernizimi të të menduarit të Partisë Demokratike, që i jep status mendimit kritik brënda lidershipit të saj. Kjo është diçka që ka munguar në partitë politike shqiptare dhe pd edhe njëhërë tregon që mund të jëtë novative në skenën politike të Shqipërisë.

Të fundit