Flash News

Ditari i Opozitës

U gjobit me 50 mln lekë, reagon Spaho: Drejtori i policisë mori urdhër nga Niko Peleshi

U gjobit me 50 mln lekë, reagon Spaho: Drejtori i policisë mori
Drejtuesi politik i PD, qarku Korçë, Edmond Spaho

Drejtuesi politik i PD, qarku Korçë, Edmond Spaho ka reaguar pasi u gjobit me 50 mln lekë të vjetra për thyerje rregullash të Covid-19.

Në një deklaratë për mediat, Spaho e cilëson aktin të paprecedent dhe të sajuar me situata të paqena nga policia.

Spaho thotë se drejtori i policisë së qarkut, Ferdinand Mara u urdhërua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, për ta ndëshkuar me gjobë.

“Sot nga mediat u informova per gjoben qe me ka vene policia e Devollit per organizim tubimi ne kundershtim me Aktin Normativ per mbrojtjen nga Covid 19.

Partia Demokratike dhe une, ne te gjitha aktivitetet kemi ne radhe te pare ne qender te vemendjes mbrojtjen e shendetit te qytetareve, respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskes.

Me nje akt te paprecedent, ne shkelje flagrante te aktit normativ, pa me kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata te paqena dhe pa me dhene procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinand Mara, me ndeshkuan me gjobe mua dhe pronarin e lokalit ku une pija kafe, sipas urdhrave qe marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, qe asnje manover dhe makinacion nuk me frikeson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpeton dot ate nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill.

I kerkoj drejtorit te Policise Ferdinand Mara, te me heqe menjehere survejimin me policine politike qe me ka vene ngado ku shkoj.

Ai do te mbaje pergjegjesi te rende per cdo provokacion dhe incident qe do te krijoje me PD.

Edi Rama eshte e shkuara e ketij vendi, qytetarët shqiptare kerkojne ndryshim.

Ne 25 prill Rama humb dhe Shqiperia fiton!”, deklaroi Spaho.

  

Të fundit