Flash News

E-TJERA

U gjobit pasi theu rregullat anti-Covid/ Reagon i revoltuar Braimllari: Kemi qenë me maskë, do e ndjek në rrugë penale

U gjobit pasi theu rregullat anti-Covid/ Reagon i revoltuar Braimllari: Kemi

Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka reaguar i revoltuar për gjobën prej 5 milionë lekësh të reja qe mori nga autoritetet policore për shkeljen e masave anti-Covid.

Në një lidhje për ‘FaxWeb’ ai tha se gjobitjen e ka marrë vesh nga mediat, ndërsa akuzoi drejtorin e policisë së Maliqit se po sillet si ushtar politik i Ramës.

“E mora vesh nga mediat gjobitjen. Në kishim të gjithë maska dhe distancë. Nuk kuptoj çfarë sikleti ka drejtori që vendos të bëhet ushtar politik i Ramës. E kuptoj se Ferdinant Mara ka marrë porosi, por ta harrojë se do më trembë. Të vendosë rend dhe siguri në Korçë se e dinë të gjithë se çfarë bën ai. Unë do e ndjek penalisht. LSI ka mbështetjen e jashtëzakonshme të të rinjve. Dhe nuk ka ushtarë politik që ta ndalojë pasionin e të rinjve. Unë kam informacionet e mia se ai ka urdhëruar që ti shkojë në shtëpi anëtarëve të LSI, duke i ushtruar presion të rinjve dhe të rejave të Maliqit. I kam të gjitha të dokumentuara”, tha Braimllari.

Braimllari është gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra nga autoritetet policore, pasi kishte organizuar dhe zhvilluar në ambientet e një lokali në Maliq, një takim elektoral, duke shkelur protokollin anti-Covid.

Të fundit