Flash News

Ditari i Opozitës

U gjobit si organizator për tubim të paligjshëm, reagon ish-kryebashkiaku i Kavajës: Nuk na tremb asgjë!

U gjobit si organizator për tubim të paligjshëm, reagon
Isa Sakja

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja ka reaguar, pasi policia ka nisur procedim penal ndaj tij dhe 23 qytetarëve të tjerë për tubim të paligjshëm.

Sakja është gjobitur si organizator i pritjes që iu bë kryedemokratit Lulzim Basha një ditë më parë në Kavajë.

Përmes një postimi në Facebook ai thotë se policia nuk ka pse të përdoret si vegël nga qeveria.

"Nuk na tremb asgjë! Policia e Shtetit nuk ka pse përdoret si vegël qorre e qeverisë në ikje. Nuk frikësohet një qytet që lirinë e ka të shenjtë e që nuk e kanë futur në shtëpi tanket e diktaturës", shkruan Sakja.

U gjobit si organizator për tubim të paligjshëm, reagon

Të fundit