Flash News

Ditari i Opozitës

U hoq nga lista e grupit parlamentar të PD-së, Spaho: Nuk më ka zgjedhur Alibeaj, por zgjedhësit; Nikolla i heq fjalën

U hoq nga lista e grupit parlamentar të PD-së, Spaho: Nuk më ka

Tensione dhe debate kanë shoqëruar seancën parlamentare mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryetares së parlamentin, Linditra Nikolla.

Deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Tritan Shehu bllokuan foltoren duke i kërkuar llogari kryeparlamentares për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.

Deputeti Spaho i kërkoi llogari se pse është përjashtuar si deputet i Partisë Demokratike, ndërsa tha se nuk është zgjedhur nga Enkelejd Alibeaj, por nga zgjedhësit.

“Ju jam drejtuar dhe më parë se pse me klasifikoni në grupin e deputetëve të pavarur. Më thoni nenin e rregullores përkatëse për dokumentin që keni marrë përsipër që të na klasifikoni si të pavarur. Me formimin që kam arrij të kuptoj që vendimmarrja më takon mua dhe unë e kam bërë në shtator ku kam zgjedhur të jem deputet i PD. Pse?

 Nuk më ka zgjedhur Enkelejd Alibeaj, por zgjedhësit. Si rrjedhojë nuk ka asnjë të drejtë shërbëtori i Ramës të më heqë”, u shpreh Spaho, por Nikolla i ka hequr fjalën deputetit demokrat.

Të fundit