Ditari i Opozitës

U ironizua nga Rama pas zgjedhjes si drejtues qarku, reagon Marku: Njeri jam, edhe Papa gjuajti një grua

U ironizua nga Rama pas zgjedhjes si drejtues qarku, reagon Marku: Njeri jam,
Musa Ulqini dhe Mark Marku

Ish-deputeti i PD, Mark Marku u ironizua nga kryeministri Edi Rama pas zgjedhjes së tij sot nga PD si drejtues qarku i Lezhës.

Rama publikoi në rrjetet sociale një episod të përplasjes verbale të Markut me deputetin e PS, Musa Ulqini dhe në një moment tensioni, profesori i drejtohet zyrtarit të PS se do ta gjuajë me shishe uji në kokë’.

I ftuar në ‘News 24’, Marku komentoi ironinë e Ramës, duke thënë se nuk i vinte mirë nga ai moment, por shtoi se u ‘nxeh’ me Ulqinin i cili si ish gazetar dilte pro paketës anti-shpifje.

Me thënë të drejtën nuk më bën përshtypje. Kryeministrin e njohim, gallata di të bëj. E kujtoj atë rast. Normalisht s’më vjen mirë që e kam bërë. Por jam njeri, kam emocione. Edhe Papa Francesku në një moment kur ishte që një gruaje i gjuajti pak. Unë kisha një shishe në dorë.

Debati se pse isha i irrituar me Musa Ulqinin ishte se po diskutohej ligji për mediat ‘Antishpifja’. Situata ishte kritike. Unë bashkë me aktorë të tjerë po kundërshtonim iniciativën për të kontrolluar portalet, mediat.

Musa Ulqini praktikisht po mbronte atë ligj. Ai ligj u rrëzua, pasi erdhi vlerësimi dhe nga Komisioni i Venecias. Se kuptoja se si i njëjti person, Ulqini, që kishte qenë gazetar, që kishte qenë pjesë e asaj iniciative dhe po tentonte të bënte atë gjë.

Se mendoj si moment të mirë, por jam njeri, si të gjithë kur nxehen. E kam bërë se kisha këtë ndjenjë. Ai kishte celularin dhe sa herë flisja unë, merrte urdhër që mos të ndërhynte që të flisja unë.

Unë kurrë se bëj këtë gjë, dhe skam për të marrë urdhra. Ai fliste kot, si gjithmonë se nuk shqyhet se thotë diçka. E bënte këtë në mënyrë të strukturuar”, tha Marku.

Ditari politik

Të fundit