All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

U kërkua përjashtimi i gjyqtarëve, PD: Kolegji Zgjedhor u mblodh me urgjencë të paparë sot në orën 08.30

All - Paragraf - 1

U kërkua përjashtimi i gjyqtarëve, PD: Kolegji Zgjedhor u mblodh

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu bën me dije se Kolegji Zgjedhor është mbledhur herët mëngjesin e sotëm për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike.

All - Paragraf - 3

Kjo e fundit kërkoi dje përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit, me pretendimin se nuk sigurohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm. Kërkesa e PD erdhi pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin për pavlefshmëri të rezultatit të 25 prillit dhe përsëritje të zgjedhjeve në Gjirokastër, Berat dhe Vlorë.

Logu thotë se do të ishte e paligjshme që kërkesa e PD të shqyrtohej nga vetë Kolegji Zgjedhor, duke e cilësuar si akt unik në historinë e jurisprudencës botërore.

"Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t'i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore", shkruan ndër të tjera avokati i PD.

Të fundit