Flash News

Ditari i Opozitës

U komandua pas shkarkimit të Prodës, Berisha: Sokol Bizhga duhet dënuar për tradhti të lartë

U komandua pas shkarkimit të Prodës, Berisha: Sokol Bizhga duhet

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi edhe komandimin e Sokol Bizhgës në krye të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës.

Berisha tha se Bizhga duhet të dënohet për tradhti të lartë, pasi braktisi kolegun e tij dhe e la të digjet për së gjalli.

“Një armik i egër i ligjit, një tradhtar i kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Dhe del e u thotë se kalova nëpër kodra e nëpër male si partizan ky gjoja. Ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite. Prandaj e vuri Edi Rama aty tani, hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë tani kundër opozitës. Por ta dijë mirë se opozita e ka të dënuar atë”, tha Berisha.

 

Të fundit