Flash News

Ditari i Opozitës

U konfirmua kryetar i PL, Meta mesazh delegatëve dhe anëtarëve të Komitetit Drejtues

U konfirmua kryetar i PL, Meta mesazh delegatëve dhe anëtarëve

Një ditë pasi u konfirmua në krye të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook.

Në një status, Meta ju drejtohet në shenjë falënderimi të rinjve të cilët organizuar Konventën Kombëtare dhe të gjithë delegatëve që i besuan votat dhe u zgjodhën si drejtues të Komitetit Kombëtar.

Meta shkruan se tashmë pas Konventës Kombëtare dhe vendimeve të marra, është më i qartë programi i zhvillimit, teksa fokusohet te forca e të rinjve.

“Një falenderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.

Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën.

Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.

Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve!”, shkruan Meta.

Të fundit