Flash News

Ditari i Opozitës

U la jashtë grupit parlamentar, Noka debat me Nikollën: Do t’ju padis!

U la jashtë grupit parlamentar, Noka debat me Nikollën: Do t’ju

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka paralajmëruar se do të padisë kryetaren e Parlamentit në Gjykatën Kushtetuese, pasi emri i tij nuk figuron në Grupin Parlamentar të PD-së.

Ai ka kërkuar nga kryeparlamentarja Nikolla dokument se përse nuk e cilësonte pjesë të grupit, duke e paralajmëruar për padi edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Në përgjigjen e saj, Nikolla tha se kjo nuk është çështje ligjor që i takon asaj, por është rast kur një deputet përjashtohet nga grupi parlamentar nga vetë partia e tij.

Noka: Është bërë e udhës që në këtë parlament vetëm Kushtetuta ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet dhe as nuk përfillet. Shoh që Flamur Noka vazhdon shkruan jashtë grupeve parlamentare. Duke qenë se pas kaq shumë kohësh ju vazhdoni pa asnjë të drejtë të caktoni sipas mendjes suaj se kush është deputet i kësaj forcë e i asaj forcë. Unë i jam drejtuar KQZ. KQZ më ka kthyer përgjigje dhe më thotë se në këtë listë emri im është së bashku me me Sali Berishën Albana Vokshin, Luan Baçin është në listën e PD-së. Pra numri 57 Flamur Noka, Tiranë, PD aleanca për ndryshim. Më nxirr dokumentin ku unë kam kërkuar që të jem jashtë grupeve parlamentare. Ose më nxirr vendimin mbi bazën e të  Je në shkelje të ligjit, do bëj gati një padi për shkelje të Kushtetutës.

Nikolla: Ju bëj me dije se nuk është as çështje e Kushtetutës dhe as e Kodit Zgjedhor. Unë kam marrë në administrim një vendimmarrje të grupit parlamentar të PD-së, në zbatim të rregullores së Kuvendit çdo vendimmarrje lidhet me zbatimin e  brendshëm të tyre. Ka patur raste si nga opozita dhe pozita përjashtimi nga grupi parlamentar. Ndaj ju bëj me dije se çështja që parashtroni nuk është një çështje imja.

Seanca ka vijuar me tensione dhe debate ndërsa deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Tritan Shehu bllokuan foltoren duke i kërkuar llogari kryeparlamentares Lindita Nikolla për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.

Të fundit