Flash News

Ditari i Opozitës

U la në listë të hapur, Tabaku: Nuk e meritoja, por nuk kam hatërmbetje

U la në listë të hapur, Tabaku: Nuk e meritoja, por nuk kam

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka një ditë pas dorëzimit të listave të PD për zgjedhjet e 11 majit.

Duke folur në Syri tv, ajo tha se edhe pse ishte një nga emrat më të votuar të procesit të primareve, sërish u la në listë të hapur për qarkun e Tiranës.

Ajo shton  se u ndje pak e zhgënjyer pasi sipas saj meritonte të ishte në listën e mbyllur, por shton se nuk ka asnjë hatërmbetje pasi e ka diskutuar me kreun e PD-së, Sali Berisha dhe ky i fundit e ka sqaruar se për situatën aktuale këto janë hapesirat e mundshme.

Tabaku: Kam që 16 vjeçe në parti. Nuk kam ardhur e imponuar, dhe këtë gjë e kam pasion. Besoj që përfshirja në politikë mund të sjelli ndonjë ndryshim. Berisha nuk më ka hyrë në hak sepse e kam diskutuar këtë çështje dhe më ka shpjeguar që për situatën aktuale këto janë hapsirat. Kështu vendosi, dhe pa asnjë hatërmbetje. Por që e meritoja të isha në listën e mbyllur, e meritoja si për rezultatin e primareve ashtu dhe për kontributim tim në PD. 

Të fundit