Flash News

Ditari i Opozitës

U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici

U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici

Partia “Mendimi i Djathtë Liberal” e Mustafa Licit fillimisht u fol në media se do të ishte pjesë  koalicionit opozitar të drejtuar nga PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Mirëpo, në momentin e dorëzimit të listës në KQZ, kjo parti mungonte, çka ngjalli debate, duke iu referuar edhe të shkuarës së Licit dhe përplasjet që ka patur me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

Në një prononcim për Abcnews.al, Lici thotë se nuk është në listën e koalicionit opozitar për fakti se subjektin politik nuk e regjistroi në KQZ brenda afatit.

Për këtë arsye partia nuk mund të ishte në listën e koalicionit, por kjo nuk ndryshon asgjë, pasi unë jam pjesë e koalicionit opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha.

Jam cdo ditë në komunikim me drejtuesit e PD-së për zgjedhjet. Unë nuk kam asnjë problem tjetër, në kohën e diktaturës kam bërë burg në Spaç, ndërsa në demokraci nuk jam dënuar as për një heqje patente. Unë një shtëpi kam pasuri dhe atë ma legalizuan këta që janë tani  në pushtet” tha Lici.

Të fundit