Flash News

Ditari i Opozitës

U lirua nga arresti shtëpiak, vjen reagimi i parë nga Sali Berisha

U lirua nga arresti shtëpiak, vjen reagimi i parë nga Sali Berisha

Pasi GJKKO vendosi që të revokojë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij, ka ardhur reagimi i parë nga Berisha.

Krydemokrati ka lajmëruar konferencë për mediat në orën 13:30 nga selia blu.

"Miq, në ora 13:30 ju ftoj të ndiqni konferencën time me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike. #sb"

“Në ora 13:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvillon konferencë me gazetarët salla “Azem Hajdari”, selia PD”, thuhet në njodftimin e zyrës së shtypit.

Gjithashtu në këtë orar, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

“Të nderuar kolegë, Në orën 13:30 afrohemi të gjithë në seli për mbledhje grupi. Ju përshëndes”, thuhet në mesazh.

Ndërkohë janë njoftuar edhe strukturat e PD-së që të mblidhen në selinë blu.

GJKKO vendosi sot pranimin e kërkesës së Berishës dhe revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Avokati i tij, Genc Gjokutaj tha se vendimi është plotësisht i ekzekutueshëm që sot dhe Berisha është i lirë.

Të fundit