Flash News

Ditari i Opozitës

U miratua lista e dëshmitarëve, Salianji: Do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar

U miratua lista e dëshmitarëve, Salianji: Do ti shkojmë deri

Pas tre orësh debate, Komisioni Hetimor parlamentar për ndërhyrjet në sistemin TIMS ka miratuar listën me dëshmitarët e propozuar nga ekspertët, ku janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor.

Ndërkaq në një reagim në Facebook, kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji është shprehur se Partia Socialiste u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

POSTIMI I PLOTE I SALIANJIT

Partia Socialiste u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Pas më shumë se 4 orësh debat dhe pas diskutimeve mes ekspertëve për tu dakortësuar për planin e hetimit deputetët e PS insistonin për shtyrjen e votimit dhe refuzuan për dy herë me radhë votimin e plait të ekspertes së propozuar nga ata vetë, me pretekstin se u nevojitej pushim!

Plani i Hetimit i miratuar sot ka vendosur një kornizë për hetimin parlamentar por nuk kufizohet e drejta e komisionit të thërrasë për të dëshmuar persona/funksionarë ose ish funksionarë që mund të dalin se kanë dijeni për çështjen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit apo pas dëshmive të dëshmitarëve të miratuar me vendimin e sotëm!

Megjithë kufizimet ligjore, megjithë forcën bllokuese ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar dhe do i shërbejmë interesit publik duke adresuar shqetësimin e publikut dhe partnerëve për këtë çështje!

Të fundit