Flash News

Ditari i Opozitës

"U morët me skandalin", Zhupa: Gjici ka marrë 110 milionë Euro tendera

"U morët me skandalin", Zhupa: Gjici ka marrë 110

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa nga foltorja e Parlamentit tha se ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, ka marrë 110 milionë euro tendera.

Gjithashtu Zhupa citoi edhe një raport sipas të cilit 54% e procedurave te tenderave janë me shkelje.

“Vetëm ai kryetari i Bashkisë që përdorte zyrën si dhomë moteli ka marrë 110 milionë euro tendera. Dhe për këto tendera nuk foli njeri deri sa i plasi skandali.

Sipas raporteve 54% e procedurave te tenderave janë me shkelje”, tha deputetja e PD.

Të fundit