Flash News

Ditari i Opozitës

U pa në protestën e PD, flet Jorida Tabaku: Kam investuar që 16 vjeç në këtë parti

U pa në protestën e PD, flet Jorida Tabaku: Kam investuar që 16

Deputetja Jorida Tabaku ka folur pasi u pa të martën si pjesëmarrëse në protestën e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo tregoi se nuk është pozicionuar me asnjë grup të PD, por se është me Partinë Demokratike dhe me qytetarët.

Unë jam në PD. Nuk e kam luksin e disa të tjerëve që kanë ardhur më lehtë se ne dhe ndoshta janë futur në Parlament më lehtë se sa ne të tjerët. Kam investuar që 16-vjeç në këtë forcë politike, e kam të lidhur me familjen dhe besoj në të vërtetë. Për mua ka qenë privilegj kur jam zgjedhur deputete.

Nuk e di nëse do ua shpërblejë ndonjëherë njerëzve që më kanë mbështetur, votuar dhe ma kanë besuar këtë detyrë. Shpresoj që të kem sa më shumë kohë për ta ushtruar.

Jam dhe do të jem  në PD. Kam qenë, pa asnjë pozicion, jam deputete që shpresoj të jem. Sot njerëzit kanë shumë nevojë të dëgjojnë se çfarë po ndodh me ligjet. Njerëzit më shkruajnë pafund për fasonët.”-tha Tabaku.

 

Të fundit