Flash News

Ditari i Opozitës

U padit për shifje nga punonjësi i burgut, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën

U padit për shifje nga punonjësi i burgut, GJKKO shpall të

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili ishte kallëzuar për shpifje nga Gjergji Vishkuli, punonjës në burgun e Peqinit.

Vishkuli e akuzonte sekretarin e përgjithshëm të PD-së lidhur me një denoncim të bërë në rrjetet sociale, ku Noka pretendonte se punonjës të burgut ishin angazhuar në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, në mbështetje të Partisë Socialiste.

Deputeti demokrat nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatja Eda Grimçi. Sipas saj, denoncimi i Nokës u faktua, ndërsa SPAK ka kërkuar pafajësinë e tij, me argumentin se bëhej fjalë për një denoncim publik dhe jo për shpifje.

Në deklarimet e tij publike, Noka ka akuzuar gjithashtu se burgu i Peqinit është përdorur si “ndërmarrje” e të shumëkërkuarit Suel Çela dhe si shtab elektoral për kandidaten e PS-së, Sara Mila, duke pretenduar se punonjës të institucionit ushtronin presion për vota në favor të PS-së.

Të fundit