Flash News

Ditari i Opozitës

U paditën për shpifje nga Mirel Mërtiri, Zhupa dhe Këlliçi: Nuk do të tërhiqemi, inceneratorit të Tiranës i janë dhënë 23 mln €

U paditën për shpifje nga Mirel Mërtiri, Zhupa dhe

Përfaqësuesit e PD, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi janë paditur për shpifje nga biznesmeni Mirel Mërtiri. Padia lidhet me akuzat që kanë ngritur Zhupa dhe Këlliçi për inceneratorin e Tiranës. Sot është zhvilluar seanca e dytë gjyqësore për këtë çështje. Në një prononcim për mediat Zhupa tha se kjo padi synon të trembë PD, ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqen.

“Ne do të qëndrojmë. Sot ishte seanca e dytë. Do të kemi edhe përballje të tjera me z.Mërtiri, i cili na ka hedhur në gjyq, duke gjykuar se ne kemi shpifur. Ndërkohë që ne po themi të vërtetat dhe nuk kemi asgjë personale me z.Mertirin, as nuk e njohim personalisht, as nuk kemi interes personal, por kemi thjesht interesin publik të çështjes së inceneratorëve të Tiranës”, tha ajo.

Zhupa u ndal sërish te shifrat. Ajo tha se pavarëisht se inceneratori i Tiranës nuk ekziston, është paguar me taksat e qytetarëve 23 milionë euro.

Sipas Zhupës, çdo vit pagesat që do të shkojnë për këtë incenerator janë 6.8 milionë euro. Duke  e cilësuar një betejë, ajo tha se denoncimet do të vijojnë, jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, por edhe për të Fierit dhe Elbasanit.

“E gjithë kjo padi është bërë që ne të trembemi, që në të tërhiqemi nga beteja përballë atyre që zotërojnë inceneratorin e Tiranës, por edhe zyrtarëve të lartë publik që ua kanë dhënë inceneratorin e Tiranës, por as unë dhe as Këlliçi, as partia politike që ne përfaqësojmë nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga beteja për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Do të qëndrojmë përballë.

Do të themi të vërtetat gjithë kohës. E kemi çuar këtë çështje për padi edhe në SPAK dhe do të jetë SPAK-u që do ta gjykojë edhe më thellë çështjen e inceneratorit të Tiranës, inceneratorit të Fierit, por edhe inceneratorin e Elbasanit. Çdo ditë bashkia e Tiranës paguan për inceneratorin e Tiranës 650 ton mbetje, pavarësisht punës që bëjnë. Ne deri më sot kemi paguar 23 milionë euro për kostot e inceneratorit, që nuk ekziston të Tiranës. Çdo vit parashikohet që do të paguajmë 6.8 milionë euro, po për inceneratorin e Tiranës”, u shpreh Zhupa.

Të fundit