Flash News

Ditari i Opozitës

U paralajmërua nga Berisha, detaje të reja nga protesta e 7 korrikut në Tiranë

U paralajmërua nga Berisha, detaje të reja nga protesta e 7 korrikut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije datën kur do të mbahet në Tiranë protesta kombëtare.

Berisha tha gjatë tryezës me Shoqërinë Civile se data 7 korrik do të jetë fronti për shpëtimin e Shqipërisë, duke theksuar se kjo datë do të jetë e jashtëzakonshme.

Shqiptarët përballen me rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 1992. Po të dëgjoni nesër Parlamentin dhe propagandën, ata janë kompensuar dhe nuk kanë asnjë lloj dhimbje nga kjo rritje. Por po t’i referohemi INSTAT, tregon se këtë vit ndihma ekonomike ka qenë 2% më e vogël se vitin e kaluar.

Një tallje cinike me dhimbjen e njerëzve që sot blejnë ushqimet 100% më shtrenjtë se në vitin 2014 sipas shifrave zyrtare dhe paga mesatare e tyre jo që nuk është rritur, por është ulur krahasuar me vitin e kaluar”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë sot, PD njofton se kjo protestë është parashikuar të mbahet në orën 19.00 në Tiranë.  

“Bashkojuni Partisë Demokatike dhe Shoqërisë Civile më 7 korrik, ora 19.00. #Shqiperianerrezik “, thuhet në njoftimin e PD.

Të fundit