Flash News

Ditari i Opozitës

U paraqit para prokurorëve të SPAK, Berisha: Aty brenda gjeta McGonigalin

U paraqit para prokurorëve të SPAK, Berisha: Aty brenda gjeta

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit para SPAK në lidhje me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga Apeli i GJKKO.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Berisha tha se Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz kriminal.

Ai vijoj më tej teksa u shpreh se “Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit, po i bënte kurs”.

Sali Berisha ka sulmuar dhe do faktojë që sot para jush se si Altin Dumani fle mbi dosje krimi.

Do faktoj para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale, në deklaratat e tyre, deklarojnë siç deklaron Dumani se e kam blerë me 380 metër katror apartamentin, kurse ekspertët e tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 metër katror ndërtimin e viteve ’70.

Ndërtimi i viteve 2000 e sa vlerësohet me 380, kurse ndërtimi i viteve 70 vlerësohet me 520.

Altin Dumani është një kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz elektoral.

Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Altin Dumanit, po e trajnonte Dumanit. Nuk e solla unë McGonigalin aty, ai i thoshte se në këtë mënyrë duhet të veprosh herët e tjera.

Gjeta aty Lali Vjedhësin, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën këtu dhe nuk thërrisni Lindën që e keni të regjistruar duke ndërhyrë në tenderat e AKSHI-t, regjistrim ambiental.

Gjeta aty Ulsin, po zihej me Dumanin aty për çantën Louis Vuitton. Sepse Ulsiu, pasi ka marrë një pagesë të madhe shumë, i kërkon me dokumente çunit të Londrës edhe një çantë Louis Vuitton. I thotë ai për kë e do ti, nuk e them bisedën tjetër se është intimitet familjar.

Unë gjeta aty raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri-tjetrin.

Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat përsëri kishin arritur këtu.”, tha ai.

Të fundit