Flash News

Ditari i Opozitës

Sherr mes disa personave në Mallakastër, përfshihet edhe vëllai i kandidatit të Alibeajt

Sherr mes disa personave në Mallakastër, përfshihet edhe

Një incident ka ndodhur vetëm pak orë para 14 majit, ku vëllai i kandidatit të Alibeajt në garën e zgjedhjeve vendore, Shkëlqim Kapllanaj është përfshirë në një konflikt.

Fillimisht u raportua se vëllai i Agron Kapllanajt u arresttua sepse po blinte vota, por më pas efektivët kanë njoftuar se Shkëlqim Kapllanaj është përfshirë në sherr me disa persona.

Ngjarja ka ndodhur në një aks rrugor në afërsi të Fratarit në Mallakastër.

Agron Kapllanaj ka bërë një reagim, ku thotë se maxhoranca po përdor persona për të provkuar mbështetësit e tij.

“Gjatë gjithë ditës, qyteti është mbushur me persona të panjohur e të armatosur, të cilët janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj qytetarëve. Elementë të keqpërdorur nga mazhoranca si Aranit Dautaj, apo djali i administratorit të Njësisë Administrative Fratar, gjatë gjithë kohës provokojnë mbështetësit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, duke provokuar incidente,” ka thënë Kapllanaj.

Të fundit