Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua 60 ditë nga Kuvendi, reagon Bardhi: Përjashtimi ynë provon sa frikacak është Rama

U përjashtua 60 ditë nga Kuvendi, reagon Bardhi: Përjashtimi

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetë të PD lidhur me protestën dhe djegien e karrigeve seancën plenare të së hënës. Bardhi thotë se qeveria të fut në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova.

Reagimi i Bardhit:

Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.

Të fundit