Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua nga Alibeaj, reagon për herë të parë Bylykbashi: Pse vendimi është nul

U përjashtua nga Alibeaj, reagon për herë të parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykashi e cilësoi nul vendimin e Enkelejd Alibeaj për ta përjashtuar nga  grupi i PD.

Në emisionin Now në  Euronews Albania, Bylykbashi u shpreh se ky akt është kryer në bashkëpunim me Lulzim Bashën për t’i shërbyer Edi Ramën.

“Pse është nul  vendimi i Alibeajt? Është një shkresë pas 1 vit e gjysmë që ne i kërkonim kryetares kuvendit mbi ç’bazë i kishe përjashtuar 4 deputetë, një vendim i firmosur nga Alibeaj më 15 janar 2022, ne s’e kishim parë. Tregoi se ai kishte qenë i ethshëm ta bënte, po atë ditë Rushaj dha dorëheqjen se nuk  pranoi të firmoste atë vendim.

 Ai vendim i referohet një rregulloreje të grupit të datës 5 shtator 2017. Në fakt grupi parlamentar është mbledhur dhe ka miratuar në 12 shkurt  2018 rregulloren e re që shfuqizo të parën që mban firmën e Bashës. Vendimi  i referohet një rregulloreje që nuk ekzistonte më pasi është  shfuqizuar nga një tjetër”,  tha Bylykbashi.

 

Të fundit