Flash News

Ditari i Opozitës

Ori Nebiaj tregon pse la karrierën televizive për t’u bërë deputete

Ori Nebiaj tregon pse la karrierën televizive për t’u

Oriela Nebiaj la karrierën e saj televizive për t’u bërë deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëzimit të mandatit nga Grida Duma.

E ftuar në ‘Opinion’, Ori tregoi se pse vendosi të lerë karrierën në television për politikën. Deputetja tha se kërkon një politikë ndryshe. Ori u shpreh se ka qenë një ngavendimet më të vështrirë të jetës së sja, megjithatë nuk mohoi një shkëputje nga televizioni.

“Ishte një moment i vështirë dhe mendova që pse jo të vijoja profesionin tim si moderatore dhe të vijoja karrierën time si gazetare, si producente, si autore në televizion. Ishte një gjë që më pëlqente ta bëja, por në fakt si vendimi më i vështirë i jetës sime, mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Ishte vendim i vështirë për situatën në të cilën vinte dhe për situatën politike që Parlamenti ka.

E pata, por pastaj mendova se edhe në fund të ditës dhe kolegia më dha mandatin, shkoi në media… Profesioni është i yti, nuk ta heq kush. E rëndësishme është të shkosh në politikë me një profesion, të mos shkosh me duar në xhep”, tha Nebiaj.

Të fundit