Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua nga grupi i PD, Berisha zbardh telefonatën me Bashën: Çfarë i thashë gjysmë ore para vendimit

U përjashtua nga grupi i PD, Berisha zbardh telefonatën me

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbardhur telefonatën me kreun e PD, Lulzim Basha para se ky i fundit të zyrtarizojë vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

Duke folur në Opinion, Berisha tha se me Bashën ka komunikuar gjysmë ore para vendimit.

Pjesë nga biseda:

Tani po e diskuton me strukturat e partisë, ju njoftoi para?

Berisha: Basha më ka marrë në telefon gjysmë ore para se të bënte komunikim në media. I thashë: E kuptoj që ka qenë në presion të madh, por pavarësisht nga presionet ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. PD është shëndërruar sot në një parti pa sovranitet e cila dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros.

Pse ta japë Basha sot kur nuk humbi zgjehdjet? Në bazë të statutit ju i dolët në mbrojtje

Berisha: Nuk janë të krahasueshme. Kemi të bëjmë me sovranitetin. Nëse një force politike ia caktojnë tjerët deputetët ajo forcë politike nuk meriton të ekzistojë.

Mund të ketë marrëveshje Rama-Basha?

Berisha: Është më pak e keqja ajo që thua ti. E keqja e madhe është se PD i lejoi vetes që nga një presion i madh, dyshoj, do shpalleshin sanksione ndaj tij dhe partisë.

Basha mund të futej në sanksione, partia po ashtu, por të mbetej sovrane sepse SHBA janë vendi i mrekullive sepse gabimet i korrigjojnë. Nuk thonë se nuk gabojnë. Kur të dorëzosh sovranitetin ke asgjësuar forcën politike.

Këto i thatë Bashës?

Berisha: Absolutisht po. Forca politike janë të vyera kur janë sovrane, vjen në qeveri si forcë politike sovrane, rri si opozitrë sovrane, por që sot PD është satelit i Ramës.

Mund të jetë në qeveri me Ramën shumë shpejt...

Berisha: Ajo është punë tjetër. PD sot nga lobimi Rama Soros merr një vendim jashtë parimeve të një vendi të lirë e force të lirë politike.

Cfarë iu tha Basha kur i thatë argumentet?

Berisha: Basha mori një vendim personal.

 

Të fundit