Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua nga grupi parlamentar, Bejko tregon lëvizjen që do ndërmarrë Berisha: Do mbledhë 3 mijë firma

U përjashtua nga grupi parlamentar, Bejko tregon lëvizjen që do

Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Roland Bejko tregon se cila do të jetë lëvizja që do të ndërmarrë ish kryeministri Sali Berisha, pasi kryedemokrati Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Bejko thotë se Berisha ka disa faktorë kundër për të ardhur sërish si kryetar i PD, teksa shtoi se tashmë lëvizja e Berishës do të jetë shkarkimi i Bashës.

Unë mendoj se do të tentojë Berisha, do të bëjë një testim, do të shohë si do të eci, faktorë që vetë nuk janë shprehur. Dhe vetë Basha nuk është shprehur. Me sa kuptoj, strategjia e tillë të thotë të bjeri vetë kjo gjë. Berisha kur flet thotë diçka, ka peshë te demokratët. Demokratët janë të mërzitur dhe të trishtuar, janë të mërzitur me Bashën dhe fjala e Berishës mund të marrë peshë.

Berishës i duhen 3 mijë firma të anëtarësisë, të Kongresit që të kërkojë ribërjen e Kongresit të PD. Them se nuk arrin deri këtu. Mendoj që Berisha nuk do të ketë mundësinë të shkarkojë Bashën. Nuk do e ketë mundësinë. Do tentojë, mund të mbledhë 3 mijë firma, por nuk arrin ta shkarkojë sepse nuk do të lihet nga faktorë të tjerë. Nuk do ta lënë PD të udhëhiqet nga një person me etiketën non grata. Edhe nëse nuk do ta kishte, prap është i konsumuar për një pjesë të madhe të opinionit.

Unë kam punuar shumë ngushtë me Berishën. Them që ka bërë shumë, nuk besoj kurrë që Berisha të ketë dosje korrupsioni. Berisha gjëja më e mirë do të ishte të tërhiqej vetë. Pastaj le të thoshte të vërtetat. Pastaj ka vajza e djem PD që të mblidhnin firmat e të shkarkojnë Bashën”, tha Bejko.

Të fundit