Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua nga Kuvendi, Metaliaj: E mësova nga mediat, jemi kthyer në diktaturë

U përjashtua nga Kuvendi, Metaliaj: E mësova nga mediat, jemi kthyer

Deputetja demokrate, Lindita Metaliaj, u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë.

Për News 24, Metaliaj tha se nuk është njoftuar zyrtarisht nga Kuvendi, por e ka mësuar përjashtimin nëpërmjet mediave. Ajo u shpreh se për sa kohë mazhoranca nuk dëgjon fjalën e opozitës, ka të drejtë të kërkojë llogari.

“Unë jam njohur me vendimin e përjashtimin përmes mediave., nuk kam asnjë njoftim zyrtar. Është  një terr informativ për këtë pjesë. Jemi kthyer në diktuarën e hershme, mungojnë internimet. Ky Parlament ka humbur atë që mund të quhet tempulli i fjalës së lirë. Ne kemi mjetet tona demokratike për të protestuar për këtë të drejtë, që është fjala e lirë. Ne s’kemi asnjë rrugëdalje tjetër. Ne si qytetarë kemi të drejtën e fjalës së lirë dhe për sa kohë nuk dëgjohemi dhe as nuk na jepet fjala për procedurë, ndaj duhet të kërkojmë llogari.

Flasim për ngritjen e komisioneve hetimore, ato janë e drejtë Kushtetuese. Ne na i kanë rrëzuar këto me urdhër të Ramës. Kemi kërkuar një sërë ngritjesh komisionesh, por na i janë mohuar. Ata nuk na kanë lënë asnjë rrugë dhe mënyrë proteste. Ne do i shkojmë deri në fund kësaj beteje parlamentare. Kjo është një betejë pa kthim, për aq kohë sa na shkelen ne të drejtat, imagjinoni qytetarët e thjeshtë se si shkelen. Mund të marrim çdo vendim ekstrem, nëse do jetë e nevojshme çdo vendimmarrje do e marrim”, u shpreh deputetja e PD.

 

Të fundit