Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
U përjashtua nga listat e PD-së, ish-deputeti del kundër Bashës: Koha për kalë të ri beteje! Me humbësin e 4 palë zgjedhjeve nuk vlen të eksperimentohet
"Me humbësin e katër palë zgjedhjeve nuk vlen të eksperimentohet. Ka ardhur koha të shkohet me një kal të ri beteje. Kuajt e rrëzuar, të trembur e të traumatizuar nuk këshillohen për të garuar. Duhet një tjetër tip prijësi”, shkruan Veliaj.

Ish-deputeti i opozitës për qarkun e Beratit, i skualifikuar nga listat e PD-së, Astrit Veliaj, ka reaguar përsa i përket zhvillimeve politike në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se: “Zgjedhjet që po trokasin në derë nuk duhen kthyer në luftë gjelash, që mburren për lafshën, pendët dhe zërin më të bukur midis tyre, por për një drejtim tërësisht të ri të Shqipërisë.”
Veliaj del si zë kundër kryedemokratit Basha, teksa shprehet se “opozitarizmi nuk duhet të pësojë një tjetër humbje” dhe që kjo të ndodh nuk duhet ecur me të njëjtin ekip humbësish.
“Janë zgjedhje për vizionin dhe lidershpin - për këtë opozita duhet të ndryshojë njërëzit dhe stilin. Në këtë garë nuk shkohet për të qënë i dyti, nuk ecet më me të njëjtin ekip humbësish. Fati i betejave të ardhshme është i paralajmëruar në disfatat e së shkuarës. Kur pësimi nuk bëhet mësim, dështimi ndjek dështimin dhe shkohet drejt rrënimit.
Me humbësin e katër palë zgjedhjeve nuk vlen të eksperimentohet. Ka ardhur koha të shkohet me një kal të ri beteje. Kuajt e rrëzuar, të trembur e të traumatizuar nuk këshillohen për të garuar. Duhet një tjetër tip prijësi”, shkruan Veliaj.
“Sot opozitës i duhet një kandidat kryeministror luftarak, i spikatur në botën akademike apo shoqërinë civile, me background të pastër profesional dhe politik, një forcë lëvizëse, parimor dhe me integritet të pacënuar, mbrojtës i grupeve të qënësishme shoqërore dhe drejtësivënës i antikorrupsionit, jo me një ngjyrë të fortë politike, i skandaleve dhe i radikalizmit.
Duhet shpirt, jo aktrim, duhen zgjidhje, jo recitim mekanik shifrash pa kuptim. Shqiptarët nuk presin një edukatore që do t’i vërë në gjumin e drekës, por një kandidat kryeministror të realizuar që i fton në një rrugëtim drejt një toke të premtuar, një vendi të ëndërruar, kurrë të realizuar, por plot shpresë se kanë gjetur kapitenin e duhur që ka për t’ua mundësuar. Shkurt jo një fjalë pa mbajtur me përvojë në politikën tonë provinciale, por një shtetar të përsosur me ide të qarta për të ardhmen”, përfundon Veliaj.
Reagimi i plotë i Veliajt:
Zgjedhjet që po trokasin në derë nuk duhen kthyer në luftë gjelash, që mburren për lafshën, pendët dhe zërin më të bukur midis tyre, por për një drejtim tërësisht të ri të Shqipërisë, që përcakton vendin e punës, sipërmarrjes, shtetit, sektorit privat dhe publik, përparësive në arsim dhe shëndetësi, të zëvendësimit të drogës me inovacionin dhe teknologjinë e informacionit. Janë zgjedhje për vizionin dhe lidershpin - për këtë opozita duhet të ndryshojë njërëzit dhe stilin. Në këtë garë nuk shkohet për të qënë i dyti, nuk ecet më me të njëjtin ekip humbësish. Fati i betejave të ardhshme është i paralajmëruar në disfatat e së shkuarës. Kur pësimi nuk bëhet mësim, dështimi ndjek dështimin dhe shkohet drejt rrënimit.
Opozitartizmi nuk duhet të rriskojë një tjetër humbje. Me humbësin e katër palë zgjedhjeve nuk vlen të eksperimentohet. Ka ardhur koha të shkohet me një kal të ri beteje. Kuajt e rrëzuar, të trembur e të traumatizuar nuk këshillohen për të garuar.
Duhet një tjetër tip prijësi. Luftat nuk fitohen me flirtet e orëve të vona, me lëmosha pushteti dhe trajtimin me delikatese që të bën kundërshtari, por me luftra pa kompromis për dominimin e territorit. Në historinë e çdo kombi janë ngjitur në pushtet luftëtarët e paepur, ata që nuk i vidheshin betejave, vështirësive dhe bindjeve të tyre. Fituesit kurrë nuk negociojnë përpara luftës. Ata ulen në tavolinë kur firmosin kapitullimin e tjetrit. Për fat të keq opozitarizmit i ikën ato kohë kur fituesve u nderohej palla edhe nga kundërshtarët. Njerëzit e rritur si peshq akuariumi nuk bëhen kurrë lidera - madje është krim t’i hedhësh në det, se behën ushqim elektoral për speciet e egra.
Sot opozitës i duhet një kandidat kryeministror luftarak, i spikatur në botën akademike apo shoqërinë civile, me background të pastër profesional dhe politik, një forcë lëvizëse, parimor dhe me integritet të pacënuar, mbrojtës i grupeve të qënësishme shoqërore dhe drejtësivënës i antikorrupsionit, jo me një ngjyrë të fortë politike, i skandaleve dhe i radikalizmit, por centrist i pranueshëm për zonën gri, rininë dhe të pavarurit e politikës. Sot opozitës i duhet dikush që t’i tregojë këtij populli pse arritëm këtu dhe si dilet nga kriza e zhvillimit, kriza e ndershmërisë dhe impasit ekonomik, kriza e kriminalitetit dhe standardeve të ulta të jetesës. Nuk mjafton të premtosh për rroga dhe pensione, se e djathta bazohet tek rruga e bërjes me mund e punë e pasurisë kombëtare, jo tek premtimet spekullative të parave të munguara të shtetit. Njerëzit duan diçka të thellë, përmbajtësore, një arsye bindëse për të votuar dhe për të mos emigruar, jo premtime që kërkojnë tre buxhete shtetërore. Këtë herë duhet vërtetësi, se me premtime njerëzit janë ngopur. Duhet shpirt, jo aktrim, duhen zgjidhje, jo recitim mekanik shifrash pa kuptim. Shqiptarët nuk presin një edukatore që do t’i vërë në gjumin e drekës, por një kandidat kryeministror të realizuar që i fton në një rrugëtim drejt një toke të premtuar, një vendi të ëndërruar, kurrë të realizuar, por plot shpresë se kanë gjetur kapitenin e duhur që ka për t’ua mundësuar. Shkurt jo një fjalë pa mbajtur me përvojë në politikën tonë provinciale, por një shtetar të përsosur me ide të qarta për të ardhmen. Duhet një burrë a një grua që e ka çarë jetën vetë përmes fortunave, jo si një shoqërues/e e prijësve të fortë të politikës.
Këtu rol parësor ka partia. Institucioni nuk mund të vihet në shërbim të karrierave individuale, por të dëgjojë thirrjen e shoqërisë, interesat e saj të nëpërkëmbura, dëshirën e saj për ndryshim. Ka ardhur koha të ndahet administrimi politik i opozitës nga drejtuesi i qeverisë. Tjetër lloj njeriu duhet për punë partie dhe tjetër lloj njeriu duhet për të fituar dhe drejtuar qeverinë. Partitë që iu përshtatën në kohë pritshmërive të shoqërisë dhe gjetën kandidatët e fortë presidencialë e kryeministrorë fituan në Shtetet e Bashkuara, Francë, Rumani, madje së fundmi edhe në Mal të Zi. Të tjera pësuan humbjet më të madha në 70 vitet e fundit dhe disa dolën nga skena politike. Ndryshimi nuk vjen vetvetiu, por kur udhëhiqet nga njerëzit e duhur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38