Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtuan nga grupi parlamentar, deputetët e Berishës kërkojnë në Kuvend mosnjohjen e ndryshimeve

U përjashtuan nga grupi parlamentar, deputetët e Berishës

Ka nisur me debate seanca parlamentare e sesionit të ri.

Deputetët e PD, mbështetës të Sali Berishës, të pezulluar sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD nga grupi parlamentar kanë kundërshtuar ndryshimet e propozuara nga PD, të cilat janë lexuar nga kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla.

Ata kanë dalë kundër vendimit të grupit parlamentar të PD, duke i kërkuar kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla që të shqyrtojnë dokumentet pasi ato që i janë dërguar janë nul sipas tyre.

Spaho: Nuk e kisha menduar që Lul Brava na sjell kohën e diktaturës, kur përjashtohen njerëz nga partia.

Nikolla: Nuk është procedurë.

Spaho: Po pres të më njoftojë fshatin ku do më internojë, ndoshta në Grabian të Lushnjes kur kam qenë në vitet ’60.

Spaho: Ju lutem mos ma ndërprit fjalën

Nikolla: Referojuni rrullores, nuk ka komente politike këtu

Spaho: Nuk më përjashton dot njeri nga grupi parlamentar i PD. Kam hyrë kur kam tërhequr me zinxhirë monumentin e Leninit. Ai ka ardhur direkt ministër. Nga PD nuk më përjashton do ai që fut kriminelë në selinë e PD dhe goditi me gaz lotsjellës anëtarë të PD dhe futi policinë për ti masakruar. Ndihmën mirë që jam distancuar se një njeri që ka humbur 4 palë zgjedhje nuk ka të ardhme me të. Mashtron anëtarësinë e PD, ti thojë atë që që nuk është për të ruajtur karrigen e tij.

Bylykbashi: “Ju jeni në kundërshtim me ligjin. Ne jemi deputetë të Republikës së Shqipërisë dhe kushtetua përcakton që mandati ynë është i pakushtëzuar.

Deputetët formojnë grupin parlamentar dhe jo partitë. Grupet parlamentare formohen mbi bazën e rezultateve të deklaruara nga KQZ, i cili ka emër për emër përbërjen e grupit parlamentar. As ju dhe as ku kuvend nuk e ndryshon dot.

E vetmja mundësi që jep rregullorja kur deputeti largohet me dëshirë nga grupi, askush nuk është larguar. Ju keni bërë vetëm një njoftim, njoftim i paligjshëm, personat që e kanë sjellë nuk kanë asnjë funksionon.

Ne kemi zgjedhur të kandidojmë, jemi zgjedhur me PD, jemi deputetë të PD. Ju ftoj si kryetare e Kuvendit dhe maxhorancën dhe kolegët e mi, qe ta refuzojnë shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores, përndryshe këtu në parlament vendoset një precedent i rrezikshëm që cenon përfaqësimin”

Shehu: Po fillojmë me dokumenta që paraqiten këtu që nuk janë reale që janë nul. Sepse ju jeni në dijeni të ndrysjim e që ka PD pas ndryshimeve të referendumit të datës 18. Iu është sjellë materiali. Kërkojnë të mashtrojnë. Dokumenta që kërkojnë të bëjnë veprime staliniste. Iu bëj thirrje mos u bëni bashkëpunëtore të këtyre ndryshimeve antikushtetuese dhe antiligjore. Përpara se të sillnit këto si dokumenta dhe ti referonit të shikonit të gjitha dokumentat që kanë ardhur dhe pastaj të paraqesnit gjëra që realisht janë deformime të qëllimshme të realitetit", tha Shehu.

Kryeparlamentarja replikoi duke u shprehur se nuk është detyra e saj të interpretojë venmdimmarrjen e partive politikie, por vetëm atgë të grupeve parlamentare.

Unë nuk interpretoj vendimmarjen politike që marrin partitë politike. Unë jam këtu për të zbatuar vendimmarjen e grupeve parlamentare. Dhe grupi më i madh i opozitës është grupi i PD që ka zgjedhur të ketë kryetare grupi zotin Enkelejd Alibeaj

Noka: Ju bëj me dije se me shkresën drejtuar juve, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, si organ i vetëm nga Kuvendi Kombëtar ka marrë vendime. Është shkarkuar çdo institucion e drejtues të PD-së. Deri me 22 mars PD përfaqësohet vetëm nga ky Komision. Kuvendi mori vendimin edhe për një referendum. Ju ka ardhur shkresa me firmë dhe me vulë.  Ju komunikoj se ka vetëm një organ statuor në PD që është Komisioni i Rithemelimit. Pengut mund t’i ndërtoni bunker edhe këtu edhe në Surrel.

Të fundit