Flash News

Ditari i Opozitës

U pezullua për shpërdorim detyre, Berisha e denoncoi zv.drejtorin e policisë së Shkodrës një vit më parë

U pezullua për shpërdorim detyre, Berisha e denoncoi zv.drejtorin e

13 policë përfshirë zëvendësdrejtorin e policisë së Shkodrës, Hajri Kushe janë pezulluar nga detyra ditën e sotme pasi  akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme është vënë në qendër të vëmendjes denoncimi i bërë një vit më parë nga ish-kryeminsitri, Sali Berisha.

Në një postim në facebook asokohe, Berisha shkruante se Kushe po favorizonte kultivimin e kanabisit për Pëllumb Gjokën.

Denoncimi i Berishës 

Është një personazh në Velipojë që quhet Pëllumb Gjoka, të cilit Rama i ka dhënë leje për një resort mbi një tokë të grabitur me firma false, por ky është njeriu kryesor i Ramës për votat.

Ky sot aktualisht drejton parcela dhe sera të kanabisit nga Velipoja deri në fshatin Ços, pastaj vazhdon Reç dhe Dukagjin me punëtorë që i marrin me autobusë hapur fare.

Ndërkohë ky përcakton parcelat kush do punojë dhe ku do punojë çdo punëtor. Këto dite është intensifikuar puna sepse me 25 fillon korrja.

Dy nëndrejtorët e policisë në Shkodër, H. K. dhe A. Sh, bashkëpunojnë me Pëllumb Gjokën.

Pëllumb Gjoka i ka marrë tokat në emër të hallës.

Në zonat e KANABISIT është gjendje shtetrrethimi dhe njerëzit kanë frikë të shkojnë në funerale dhe dasma se nuk dihet çfarë iu ndodh. Lidhja e tij me Ramën e bën Pëllumb Gjoken komisar politik të PS për Shkodrën”.

 

Të fundit