Flash News

Ditari i Opozitës

U procedua penalisht, reagon Flamur Noka: Preka interesat e mafies së pushtetit në Vorë

U procedua penalisht, reagon Flamur Noka: Preka interesat e mafies së

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar pasi u procedua penalisht pas një përplasje me një komisioner në KZAZ Vorë.

Noka, në reagimin e tij, deklaron se është proceduar pasi preku interesat e mafies së pushtetit në Vorë.

“Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale "Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".

Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë!

Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Në videolajmin e Report TV-së vite më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.

Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. #Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.

Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si "qytetari që u pengua" në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin.

Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!”, thuhet në reagimin e Nokës.

Të fundit